KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Kryeministri mungon në seancë parlamentare

Kosovë, Kryeministri mungon në seancë parlamentare

Edhe pse ishte kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, seanca e jashtëzakonshme e parlamentit nuk eshte zhvilluar, pikërisht për mungesë të tij, dhe të qeverisë në sallë. Kryeministri kishte njoftuar se gjatë së hënës, se nuk do të mund të mbahej seanca e kërkuar prej tij, pasi ligjet e paketës nuk ishin gati. Mirepo proçedurat parlamentare parashikonin detyrimisht mbajtjen e seances së thirrur, dhe kjo u shfrytëzua nga opozita për të sulmuar presidentin Thaçi, apo për të goditur mazhorancën.

Gjithsesi me ndërhyrjen e kreut të grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, drejtuesi i seancës Xhavit Haliti, i ka dhënë fund seancës e cila do të rimblidhet sërish në momentin kur të jetë gati paketa me ligjet e integrimit.

Pritet që brenda kësaj jave, ndoshta të premten, Kuvendi të mblidhet sërish për diskutimin dhe miratimin e këtyre ligjeve.

Sicred