KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kosovë, Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”
Kosovë, Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Kosovë, Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar sot në Prishtinë me Çmimin Ndërkombëtar, “Letërsia Shqipe” nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Ceremonia e veçantë është zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”. Në motivacionin e këtij çmimi theksohet kontributi i jashtëzakonshëm i Kadaresë në letrat shqipe, duke e lartësuar atë në përmasa botërore. Gjithashtu, vlerësohet roli dhe qëndrimi i tij në vitet. ’90-të në mbrojtje të çështjes së Kosovës. ”Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë Kadare është pritur nga presidenti Hashim Thaçi. Ai e përgëzoi Kadarenë për këtë çmim dhe çmimet e tjera prestigjioze që ka marrë, duke i uruar atij që një ditë të nderohet edhe me çmimit Nobel për letërsi.

Sicred