KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kosovë, Haradinaj në takimin me Engel
Kosovë, Haradinaj, në takimin me Engel

Kosovë, Haradinaj në takimin me Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar një takim me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, për të ripërsëritur kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në atë që ai i ka quajtur, temat te nxehta të Kosovës.“Kosova ka ende tema të hapura, por e ka përcaktimin euro-atlantika. Ne kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmën e Amerikës”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një konferencë të përbashkët me Engel. Haradinaj shtoi se Kosova do ta nderojë këtë ndihmë me kujdesin më të madh për avancimin e demokracisë, rendit e ligjit, për luftimin e krimit e të korrupsionit, për një Kosovë që është lirë për të gjithë qytetarët e vendit”. Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm pak ditë pasi ai tha se ShBA-ja duhet të luajnë rol kyç në dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër, kongresmeni Engel ka thënë se edhe ai ndjehet mirë kur ShBA-ja është e përfshirë. I pyetur lidhur me çështjen e percaktimit te kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Engel ka thënë se është një çështje e cila duhet të zgjidhet sa më parë.

Sicred