KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur as sot të zgjedhe kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, pasi në sallën e Kuvendit, nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas . Aty nuk kanë të pranishëm as deputetët e komuniteteve pakicë. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje ata të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativës. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishem, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër. Në një takim konsultativ, të mbajtur të mërkurën, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme konstituive. Koalicioni PAN po synon që të ketë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re. Por, deri tani ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numrin e mjaftueshëm të votave. Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve. Në rast të zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë.

Sicred