KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, dalin rezultatet e zgjedhjeve, por qeveria mbetet gjëagjëzë
Kosovë, dalin rezultatet e zgjedhjeve, por qeveria mbetet gjëagjëzë

Kosovë, dalin rezultatet e zgjedhjeve, por qeveria mbetet gjëagjëzë

Në përfundim të numërimit të votave pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit në Kosove, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve lajmëron se koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka marre 34.02 për qind të votave duke rënë 0,5 për qind nga shifrat e para. Në vend të dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 27,07 për qind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa ka 25,71 për qind. Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind. Në këto kushte, fitues i zgjedhjeve është zyrtarisht koalicioni PDK-AAK- Nisma edhe pse ndarja e votave mes tre të mëdhenjve ka qenë e përafërt. Megjithatë formimi i qeverisë së re në Kosovë mbetet një gjëagjëzë e madhe. Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj i PDK-AAK- Nisma, tha se rezultati ka prodhuar një situatë të re politike në Kosovë, por është shprehur i bindur se ai do të jetë në gjendje që të krijojë qeverinë e re edhe me mbështetjen e forcave të tjera politike shqiptare.

Sicred