KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, 7 vjet nga tragjedia e Restelicës

Kosovë, 7 vjet nga tragjedia e Restelicës

Sot mbushen 7 vite nga tragjedia e Restelicës në Kosovë, ku si pasojë e rënies së një orteku të borës, humbën jetën 10 banorë të këtij fshati. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tani jeton në Itali tek disa të afërt të saj pasi e gjithe familja e saj humbi jetën nën peshën e dëborës. Aksioni i shpëtimit u organizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri të vendi i tragjedisë, ishte i vështirë, për shkak kushte të vështira atmosferike dhe borës së madhe. Orteket janë një fenomen mjaft i shpeshtë në Kosovë, teksa vetëm pak ditë më parë humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i qeverisë së Kosovës, në pikën e skijimit në Brezovicë.

Sicred