KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, 24 gushti tjetër tentativë për konstituimin e kuvendit
Kosovë, 24 gushti tjetër tentativë për konstituimin e kuvendit

Kosovë, 24 gushti tjetër tentativë për konstituimin e kuvendit

24 gushti do të jetë data kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e rinj të organit legjislativ. Data u propozua nga koalicioni fitues PAN në takimin që u thirr këtë të mërkurë nga kryesuesi i seancave, Adem Mikullovci.
Të gjitha partitë pjesëmarrëse në takim ranë dakord me këtë datë, përvec Vetëvendosjes e cila nuk mori pjesë. Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj u shpreh se kërkesa për mbajtjen e seancës në 24 gusht ishte konsultuar me aleatët e koalicionit. Ai ka bërë thirrje që kërkesa e PAN të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.
Ndërsa Avdullah Hoti nga koalicioni LAA është shprehur sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet bllokimi i institucioneve.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar katër herë për të zgjedhur kryetarin e ri të tij. Shkak ka qenë mospjesëmarrja në seancën përkatëse e koalicionit fitues PAN, i cili ka dhe të drejtën të propozojë emrin e kryetarit të ri. Emri më I favorizuar i këtij koalicioni ka qenë ai i Kadri Veselit, që nuk gëzon mbështetjen e opozitës. Sipas Vetëvendosjes, PAN nuk merr pjesë në seancë pasi nuk ka votat që i duhen për zgjedhjen e Veselit.

Sicred