KRYEFAQJA » LAJME » Kosova në heshtje zgjedhore
Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova në heshtje zgjedhore

Pas një fushate 30 ditëshe për zgjedhjet lokale, në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore. Më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 22 tetor, për kandidatët për kryetar të komunave dhe këshilltarët komunalë. Zgjedhjet lokale mbahen në 38 komunat e Kosovës. Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, si per kryetar komune apo për këshilltar në kuvendet komunale. Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve lokale. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues. Zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare vendore, “Demokracia në Veprim”. Në këtë koalicion bëjnë pjesë më shumë e 20 organizata nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ndërkohë, organet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë thënë se kanë bërë mobilizime të shtuara për të sanksionuar çdo veprim joligjor në procesin e zgjedhjeve lokale.

Sicred