KRYEFAQJA » LAJME » Kosova miraton demarkacionin me Malin e Zi
Kosova miraton demarkacionin me Malin e Zi

Kosova miraton demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, duke i dhënë fund bllokimit tre vejçar të këtij procesi kaq të kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas një tensioni në rritje, përorimit të gazit lotsjellës dhe disa ndërprerjesh të njëpasnjëshme të seancave, të mërkurën pas dite kuvendi votoi me 80 vota pro, 11 kundër dhe 0 abstenim për vijën kufitare me Malin e Zi.

Pas këtij vendimi, shumë shpejt pritet që BE të heqi vizat për qytetarët kosovarë. “Kosova tani pret që Bashkimi Europian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si gjithë europianët e tjerë” u shpreh me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj.

Por kundërshtarët e marrëveshjes në radhët e Vetëvendosjes e cilësuan miratimi i ligjit si një tradhëti ndaj Kosovës.

Ndër të parët që ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar ka qenë  ambasadori amerikan Greg Delawie. Ai tha se  kjo është një arritje e madhe dhe i hap rrugën Kosovës drejt progresit.

Sicred