KRYEFAQJA » LAJME » Markoviç në Kosovë: Optimistë për përcaktimin e kufirit

Markoviç në Kosovë: Optimistë për përcaktimin e kufirit

Ndonëse për vendin e tij e ka konsideruar një çështje të mbyllur, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, gjatë vizitës në Prishtinë ka shprehur vullnet për të dialoguar me qeverinë kosovare për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për përcaktimin e kufirit. I pritur në Prishtinë me nderime të larta, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç ka deklaruar se për vendin e tij, përcaktimi i vijes kufitare është një çështje e mbyllur. Sidoqoftë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, Markoviç ka nënvizuar se Podgorica zyrtare është e hapur për arritjen e një zgjidhjeje përmes dialogut. Në të njëjtat linja është shprehur edhe Haradinaj. Ai tha se ekziston një vullnet i mirë për të dalë nga gjendja aktuale. Pavarësisht insistimit të mediave, dy kryeministrat kanë refuzuar të japin afate konkrete për zgjidhjen e çështjes. Ndër të tjera, Haradinaj ka shtuar se mirëpret ardhjen në Kosovë të ushtarëve të Malit të Zi, të cilët do të jenë të pranishëm në kuadër të misionit të KFOR-it.

Sicred