KRYEFAQJA » LAJME » Madakaskari njeh Kosovën
behgjet pacolli, Pacolli prish marrëveshjen, me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Madakaskari njeh Kosovën

Madagaskari, shtet në brigjet jug-lindore të Afrikës, ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, gjatë një takimi që zhvilloi me homologun e tij nga ky shtet, në kuader të takimit të vendeve të Frankofonisë, që po mbahet në Paris. “Urime Kosovë! Faleminderit Madagaskar! Nga sot, Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë! Falenderimet e mia të sinqerta për popullin! Presidentin dhe qeverinë e Madagaskarit!”, ka thënë ministri i Jashtëm, Pacolli, cituar në njoftimin e dërguar mbrëmë nga Parisi. Njohja nga Madagaskari është e 115-ta nga shtetet anëtare të OKB-së, pas të 114-tës nga Bangladshi.

Sicred