KRYEFAQJA » LAJME » Kosova, fitore me përmbysje në fund, 4-3 ndaj Letonisë

Kosova, fitore me përmbysje në fund, 4-3 ndaj Letonisë

Kosova ka gjetur fitoren, edhe pse në një ndeshje miqësore, pas plot 1 viti e gjysmë. Ndeshja me Letoninë, përfundoi me shifrat 4-3, dhe vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, Kosova kaloi për herë të parë në epërsi gjatë ndeshjes. Goli i Halimit i dha edhe fitoren.
Pjesa e parë u mbyll në një barazim 2-2, me emocione dhe me 4 gola në total. Në minutën e 11-të shënon e para Letonia me anë të Kluskins. Por vetëm dy minuta më vonë, Rrahmani barazon shifrat, kur, pas një harkimi të gjatë të Bernard Berishës, mbrojtësi godet saktë me kokë për në portë. Por Letonia shënon sërish, në minutën e 30-të, me Sabalanë, pas një pasigurie në portë nga ana e portierit Ujkani. Por Kosova do ta mbyllë pjesën e parë në barazim, pasi shënon golin e dytë me Vedat Muriqin. Goli erdhi përsëri pas një goditje me kokë, pas harkimit nga goditja e këndit.
Në të dytën, miqtë kaluan përsëri në epërsi, por teksa loja po shkonte drejt fundit, ishte një gol i Rashanit, dhe rrjeta në sekondat e fundit e Halimit, që i dhanë fitoren Kosovës.
Fitorja e fundit e kombëtares kosovare datonte në 3 qershor 2016, në një miqësore me Ishujt Faroe, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-0. Kjo ishte fitorja e parë edhe për trajnerin e përkohshëm të Kosovës, Muharrem Ahmeti. Federata Kosovare po punon për të gjetur emrin e ri të stolit.

(Visited 40 times, 1 visits today)
Sicred