KRYEFAQJA » LAJME » Kosova ende pa një qeveri
kuvendi-i-kosoves, Kosova, ende pa një qeveri

Kosova ende pa një qeveri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të hënën e ardhshme të mbajë një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike. Këtë e ka konfirmuar Ardian Arifaj, këshilltar i Thaçit. “Presidenti Thaçi ka vendosur t’i ftojë përfaqësuesit e partive parlamentare në një takim konsultativ të hënën që të merren vesh për datën e mbajtjes së seancës konstitutive”, ka thënë Arifaj. Ftesat janë gati, sipas tij, dhe ato do t’u dërgohen partive ditët në vijim. është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga çertifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit ështe shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 Korrik. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye per t’u marrë ky vendim. Perkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikeëisht gjatë kësPierre_de_Villiersaj jave.

Sicred