KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Korrupsioni me rrugët, verifikohet Haxhinasto
Korrupsioni me rrugët, verifikohet Haxhinasto

Korrupsioni me rrugët, verifikohet Haxhinasto

Ish ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve Edmond Haxhinasto po verifikohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për dosjen e rrugës Tiranë- Elbasan. Mësohet se verifikimet për zotin Haxhinasto, një zyrtar i lartë i LSI, kanë nisur për shkak se ka marrë masa për disa autdite që janë bërë me këtë rrugë. Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë 3 urdhër arreste për ish drejtorin e rrugëve dhe dy ish zyrtarë. Ata dyshohet se kanë abuzuar me fondet publike dhe dënimi i përllogarituri i kalon 50 milion dollarë. Por LSI e ka konsideruar arrestimin politik.
Të mërkurën pritet të vendoset rivlerësimi i masës së arrestit për ish zyrtarët e rrugëve. Në seancën e pak ditëve më parë zoti Haxhinasto ka qenë i pranishëm. Ai citohet të ketë thënë se është i gatshëm të vihet në dispozicion të hetimit, edhe pse i ka cilësuar si sulme poltike.

Sicred