KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja nis çmontimin e raketave bërthamore

Koreja nis çmontimin e raketave bërthamore

Korea e Veriut ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit. Imazhet satelitore të stacionit Sohae u panë nga baza amerikane e grupit 38 Veri dhe mendojnë se Peniani po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor. Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motorr të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre. Peniani ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit. Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike. Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean. Por marrëveshja u kritikua për mungesëë të detajeve apo për faktin se nuk dihet se si Peniani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Sicred