KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike
koreja veriut, test raketen balistike

Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut e ka cilësuar si një sukses testin e fundit të raketave balistike, për të cilat thotë se mund të godasin SHBA-në. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, deklaroi se testi i fundit provonte që gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të goditej nga raketat koreano-veriore.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar testin e fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut, si “veprimi i më i fundit i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm nga regjimi Koreano- verior”. Kina ka dënuar testimin e raketës dhe ka bërë thirrje për shmangien e intensifikimit të tensioneve. Sipas asaj që bën të ditur Koreja e Veriut, raketa fluturoi për 47 minuta duke arritur një lartësi prej 3,724 kilometra. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut, kanë zhvilluar një stërvitej të përbashkët si përgjigje ndaj Koresë së Veriut.

Sicred