KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut testoi një motor të ri për raketa me performancë të lartë
Korea e veriut, teston rrakete te re

Koreja e Veriut testoi një motor të ri për raketa me performancë të lartë

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka njoftuar masën më të fundit të ushtrisë së vendit të izoluar komunist, që ka të bëjë me testimin e një motori të ri dhe me performancë shumë të lartë të hedhjes së raketave. Udhëheqësi Kim Jong-un e ka quajtur testin “një rilindje” për industrinë e raketave të Koresë së Veriut, sipas asaj që citon agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”. Sipas tij, ky motor do të ndihmojë Korenë e Veriut të arrijë kapacitetet për të lëshuar satelitë të klasit botëror. Zhvillimi, i cili gjithsesi nuk ka gjetur konfirmim nga asnjë prej fqinjëve të Koresë së Veriut, vjen teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson viziton Kinën, të vetmin aleat kryesor në rajon të Penianit. Pasi mbikëqyri personalisht testin, Kim Jong-un “ka theksuar se bota shumë shpejt do të dëshmojë rëndësinë e madhe të fitores epokale, duke shtuar se ky zhvillim ka shënuar edhe lindjen e industrisë së raketave në vend. SHBA dhe Kina janë angazhuar të punojnë së bashku për ta bindur Veriun komunist të ndërrojë kurs dhe të heqë dorë nga programet e armatimeve, pasi Tillerson u takua me homologun e tij kinez të shtunën. Gjatë viteve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer 5 teste bërthamore dhe një seri testesh raketash balistike.

Sicred