KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut njëson orën me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut njëson orën me Korenë e Jugut

Duke nisur nga 5 maji, Koreja e Veriut do t’i lëvizë akrepat me 30 minuta për t’iu përshtatur orës së Jugut në atë që nga mediat koreanoveriore cilësohet si një hap i parë praktik drejt pajtimit dhe unitetit kombëtar. Lideri komunist Kim Jong-un e ka cilesuar pikëlluese e të dhimbshme që orët ta tregojnë ndryshe kohën në Penian e Seul. Ndryshimi i beftë ndodhi në 2015-ën, në përvjetorin e 70-të të çlirimit të Koresë nga sundimi japonez. Zhvillimi i fundit vjen pas takimit historik mes liderëve të dy vendeve ish-armike të premten në zonën e çmilitarizuar, ku u zotuan për denuklearizimin e gadishullit e për nënshkrimin e një traktati paqeje, i cili do t’i japë fund zyrtarisht luftës së vitit 1953, të mbyllur asokohe vetëm me një marrëveshje armëpushimi. Kim duket se po jep sinjale të qarta për gatishmërinë e vënies në jetë të këtyre zotimeve, edhe pse skepticizmi ndaj ndryshimit të papritur të tij, nuk mungon. Një ditë më parë u njoftua së udhëheqësi i Koresë së Veriut ka në plan të ftojë ekspertë dhe gazetare nga Seuli dhe Shtetet e Bashkuara për të parë momentin kur Koreja e Veriut do të mbylle objektin e saj të provave bërthamore, në maj.

Sicred