KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-të: Jo presionit dhe kërcënimeve!

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-të: Jo presionit dhe kërcënimeve!

Korea e Veriut paralajmëroi sot SHBA-të që të mos përdorin presion dhe kërcënim ushtarak ndaj saj, ndërsa dy vendet po përgatiten për një samit historik mes liderëve të tyre. Sipas rrjetit BBC, një zyrtar i ministrisë së jashtme të vendit komunist u shpreh se SHBA-të në mënyrë të qëllimshme po provokonin Veriun, pasi sugjeruan se sanksionet ndaj atij vendi nuk do të hiqeshin nëse nuk ai nuk hiqte dorë nga armët bërthamore. Sipas zyrtarit në fjalë, i cili u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve të vendit komunist, Uashingtoni po keqinformonte opinionin publik duke thënë se zotimi për denuklearizim vinte nga sanksionet dhe presionet e tjera. Të njëjtat burime shtuan se SHBA-të po përkeqësonin atmosferën e mirë aktuale duke dislokuar asete ushtarake në gadishullin korean. “SHBA-të në mënyrë të qëllimshme po provokojnë Korenë e Veriut në një kohë kur situata në gadishullin korean po shkon drejt paqes dhe pajtimit falë samitit historik mes veriut dhe jugut dhe deklaratës së Panmunxhomit” citohet nga deklarata e zyrtarit koreano verior publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve.
Presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un, do të takohen pas pak javësh. Ky do të jetë edhe takimi i parë i mbajtur mes liderëve të dy vendeve. Ndërkohë, në një tjetër samit historik të mbajtur në Panmunxhom muajin e shkuar, Kim Jong Un dhe presidenti Koreano jugor Muun Xhae-in ranë dakord që të denuklearizonin rajonin. Zoti Kim u bë edhe lideri i parë koreano verior që shkeli në territorin e jugut, që nga përfundimi i luftës koreane në vitin 1953.

Sicred