KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut paradë ushtarake, para olimpikëve

Koreja e Veriut paradë ushtarake, para olimpikëve

Një ditë para se të nisin Lojërat Dimërore Olimpike, Koreja e Veriut përmes një parade ushtarake festoi 70 vjetorin e themelimit të ushtrisë. Por pikërisht mbajtja e kësaj parade një ditë para nisjes së olimpikeve që mbahen në Korenë e Jugut është kritikuar nga Shtetet e bashkuara të Amerikës. Momenti i organizimit të kësaj parade ka tërhequr kritika nga Shtetet e Bashkuara, pasi kjo është hera e parë në 40 vite që eventi vjetor mbahet në shkurt. Në vitet e mëparshme, parada kryesore ushtarake është organizuar në muajin prill. 70-vjetori i themelimit të ushtrisë koreano-veriore përkon me Lojrat Olimpike, të cilat do të organizohen nga data 9 deri në 25 shkurt në qytetin e Pyeongchang në Korenë e Jugut. Olimpiada do të bashkojë në mënyrë simbolike të dy Koretë, të cilat do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes.

Sicred