KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut liron tre të burgosur amerikanë
Koreja e Veriut liron tre të burgosur amerikanë

Koreja e Veriut liron tre të burgosur amerikanë

Koreja e Veriut ka liruar tre të burgosur amerikanë, njoftoi Presidenti Donald Trump të mërkurën. Duke përshendetur këtë xhest ai e konsideroi një fitore diplomatike përpara një samiti të planifikuar me Kim Jong Un. Peniani u dha tre te burgosurve “amnisti”, ndërkohë që ata po kthehen në Shtetet e Bashkuara me Sekretarin e Shtetit Majk Pompeo, i cili i shoqëron pas vizitës që kreu në Korenë e Veriut. Dy nga pengjet, u arrestuan në 2017, ndërsa i treti, një biznesmen dhe pastor amerikan i lindur në Korenë e Jugut, u dënua me 10 vjet punë të rëndë në vitin 2016 pavarësisht se ishte 60 vjeç.

Sicred