KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë balistike, në të parin test të tillë që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Trump siguroi kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, se “Amerika e mbështet Japoninë, është aleati i saj i madh 100%”. Raketa që u hodh nga Koreja e Veriut fluturoi në lindje në drejtim të Detit të Japonisë për rreth 500 km, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut. Abe tha se testi ishte “absolutisht i patolerueshëm”. Zyrtarët japonezë njoftuan se raketa nuk arriti në ujërat e tyre. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi gjatë një vizite në SHBA,  Abe tha se Trump e siguroi atë se do të ishte i angazhuar për “ta zbatuar më tej aleancën mes dy vendeve”. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ishte shprehur se angazhimet e mbrojtjes nga Amerika ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut ishin të padrejta, ndërsa bëri thirrje për Japoninë që të paguante koston e plotë të vendosjes së trupave amerikane në territorin e saj.Korea e Veriut ka kryer një numë testesh bërthamore vitin e kaluar në vazhdën e agresionit që ka alarmuar dhe zemëruar rajonin. Lëshimi i raketës të dielës u krye nga baza ajrore Banghyon në anën perëndimore të gadishullit korean.

Sicred