KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut lëshon raketë mbi Japoninë veriore
Koreja e Veriut lëshon raketë mbi Japoninë veriore

Koreja e Veriut lëshon raketë mbi Japoninë veriore

Korea e veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoninë veriore, një lëvizje kjo që kryeministri japonez Shinzo Abe e konsideroi si një kërcënim të paprecedent ndaj vendit të tij. Raketa, e lëshuar në orët e para të mëngjesit të së martës, fluturoi mbi ishullin Hokkaido para se të rrëzohej në det. Këshilli I Sigurimit të OKB-së pritet të mbajë një takim emergjence për t’iu përgjigjur kësaj situate.
Korea e Veriut ka kryer një sërë testimesh raketore së fundmi, por kjo është hera e parë që ajo lëshon një armë ballistike mbi Japoni. Ka patur dy raste të mëparshme kur raketat e saj përshkuan Japoninë dhe konkretisht në vitin 1998 dhe 2009, por në atë kohë vendi komunist deklaroi se ato ishin mjete për lëshimin e satelitëve, jo armë. Sipas ushtrisë koreane, raketa u gjuajt nga lindja, pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale, nga afër Penianit, gjë që është e rrallë. Ajo përshkoi një distancë më shumë se 2700 kilometra dhe arriti një lartësi maksimale prej 550 kilometrash. Raketa ra në veri të Oqeanit Paqësor, rreth 1800 kilometra larg bregut japonez, pasi u shpërbë në tre pjesë.
Ndërkohë, Japonia nuk bëri asnjë përpjekje për ta goditur raketën, por lëshoi një paralajmërim sigurie për qytetarët e Hokaidos, duke u kërkuar atyre të strehoheshin në mjedise të sigurta. Forcat ushtarake amerikane dhe ato japoneze sapo kanë përfundyuar një stërvitje të përbashkët në Hokaido, ndërsa një tjetër stërvitje ushtarake mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, po zhvillohet ndërkohë në territorin e kësaj të fundit. Veriu i ka konsideruar këto stërvitje si provokuese.

Sicred