Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke dënuar në termat më të ashpër lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të kryer sot nga Republika Popullore Demokratike e Koresë. Duke e parë këtë si shkelje të hapur, të përsëritur, të së drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si përshkallëzim të tensionit në rajon, Qeveria shqiptare i bën thirrje Republikës demokratike të Koresë të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean.
