KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut lëshon raketë balisitike, OKB mbledh Këshillin e Sigurimit

Koreja e Veriut lëshon raketë balisitike, OKB mbledh Këshillin e Sigurimit

Koreja e Veriut deklaroi se ka kryer me sukses një provë me raketë balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, duke detyruar Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë të kërkojnë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Media shtetërore e Koresë komuniste tha se raketa Pukguksong-2 është e një lloji të ri të armëve strategjike, me kapacitet për të bartur mbushje bërthamore. Udhëhehqësi Kim Jong Un ishte i pranishëm në lëshimin e raketës, e cila, sipas televizionit vendas, u hodh në një kënd të gjerë duke mbajtur parasysh sigurinë e vendeve fqinje. Pjongjangu nuk e ka fshehur dëshirën për të zhvilluar armë bërthamore dhe ka kryer disa prova vitin e kaluar. Misioni i Ukrainës në OKB, i cili mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, tha se takimi i këtij këshilli do të mbahet në orën 17:00 sipas kohës lokale.

Sicred