KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut lëshon 4 raketa balistike
Koreja e Veriut kërcënon me raketa bërthamore

Koreja e Veriut lëshon 4 raketa balistike

Koreja e Veriut lëshoi sot 4 raketa balistike të cilat kanë fluturuar rreth 1000 kilometra, 3 prej të cilave ranë në ujërat e Japonisë, njoftuan zyrtarët koreano-jugorë dhe ata japonezë. Ende nuk dihet qartë se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë, por Uashingtoni zyrtar thotë se prova e re paraqet provokim ndaj gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Muajt e kaluar, Pjongiangu ka kryer një sërë provash me raketa përfshirë një me rreze të mesme veprimi në muajin Shkurt. Kurse vitin e shkuar vendi komunist kreu dy prova bërthamore të cilat u pasuan me kritika të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare. Mendohet se hedhaje raketave ka pasur për qëllim të kundërshtojë ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, që nisën më 1 Mars, me synim testimin e mbrojtjes kundër agresionit të mundshëm të Koresë se Veriut. Ky vend i ka kritikuar manorvat, duke i cilësuar si përgatitje për luftë kundër saj.

Sicred