KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut kthen trupat e ushtarëve të vrarë amerikanë

Koreja e Veriut kthen trupat e ushtarëve të vrarë amerikanë

Korea e Veriut ka kthyer trupat e mbetura që mendohet të jenë ushtarët amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane. Kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Penianit. Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre. Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un. Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi “denuklearizimin e Gadishurllit Korean”, është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo. Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfudnoi në 1950-1953. Mendohet se 55 ushtarë janë kthyer, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë. Ka mundësi që ky proces identifikimi të marrë vite.

Sicred