KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë

Koreja e Veriut kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë

Koreja e Veriut ka kthyer 55 arkivole, që përmbajnë eshtrat e trupave amerikane të vrarë gjatë Luftës së Koresë. Gjithsesi, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se arkivolet kanë vetëm një shënim ushtarak dhe se duhet t’u nënshtrohen analizave. Një ekspert i mjekësisë ligjore tha se analizat fillestare treguan se mbetjet kishte të ngjarë të ishin të trupave amerikane, të vrarë në luftë. Aktualisht 55 arkivolet me turpar e supozuar të ushtarëve amerikanë po dërgohen nga Koreja e Jugut për në Haëaii, ku pritet të bëhet edhe një ekzaminim më i gjerë. Koreja e Veriut më parë i ka kthyer mbetjet e supozuara të ushtarëve të huaj që rezultuan të keqidentifikohen. Ushtria amerikane mbajti një ceremoni riatdhesimi në bazën ajrore Osan, në Korenë e Jugut, ku kutitë kishin mbërritur javën e kaluar. Në vitin 2011, Peniani ktheu mbrapsh eshtrat e një piloti luftarak britanik, por analizat treguan se bëhej fjalë për mbetjet e një qeni. Pikërisht për këtë arsye, autoritetet amerikane mbeten dyshues, deri në momentin që të ekzaminohen plotësisht të gjitha mbetjet në arkivole.

Sicred