KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e veriut kërcënon sërish

Koreja e veriut kërcënon sërish

Korea e Veriut u shpreh sot se lëshimi i raketës mbi Japoninë ishte hapi i parë i operacioneve ushtarake që vendi komunist do të ndërmarrë në Paqësor, duke sinjalizuar kështu plane për lëshime të tjera raketash. Agjencia Shtetërore e lajmeve e atij vendi gjithashtu përsëriti kërcënimet ndaj ishullit të Guamit, të cilin e quan një bazë të avancuar të pushtimit. Raketa e lëshuar ditën e martë kaloi mbi ishullin Hokaido në veri të Japonisë, duke u pasuar nga paralajmërime që iu dhanë popullatës për t’u strehuar në vende të sigurta para se ajo të rrërzohej në det. Këshilli i sigurimit të OKB-së e ka dënuar njëzëri Korenë e veriut për veprimet e saj. Në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në Nju Jork, Këshilli e quajti lëshimin e raketës si një akt skandaloz, duke i bërë thirrje Koresë së veriut që të ndalonte të gjitha testimet raketore. Ndërsa deklarata e këshillit të sigurimit theksonte se veprimet e regjimit të Kim Jong-un përbënin kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së, ajo nuk paralajmëronte ndërmarrjen e sanksioneve të reja ndaj Penianit. Rusia dhe Kina u shprehën se veprimtaria ushtarake e SHBA-e në rajon, duhet të fajësoheshin pjesërisht për rritjen e tensioneve, ndërsa kërkuan zhvillimin e negociatave. Në një deklaratë publikuar nga shtëpia e bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se bota e mori qartësisht mesazhin e fundit të Koresë së veriut. “Veprimet kërcënuese dhe destabliziuese thjesht do të rrisin izolimin e regjimit koreano-verior në rajon dhe në botë. Të gjitha opsionet janë tashme të mundshme”, theksoi Presidenti Tramp në deklaratën e tij në lidhje me veprimin e fundit të Koresë së Veriut.

Sicred