KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut, kërcënojnë ishullin Guam të SHBA-ve

Koreja e Veriut, kërcënojnë ishullin Guam të SHBA-ve

Koreja e Veriut po shqyrton një sulm me raketa pranë ishullit të Guam të SHBA-ve në Paqësor, pak orë pasi presidenti Donald Trump kërcënoi Phenianin se nëse nuk ndalonte kërcënimet do të përballej me zjarr dhe shkatërrim. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut tha se autoritetet po mendonin një plan për të lëshuar raketa me rreze të mesme dhe të gjatë rreth Guam, bazë e bombarduesve strategjikë të SHBA-ve. Në një mesazh për publikun, guvernatori i ishullit, Edi Baza Kalvo tha se aktualisht nuk paraqitet asnjë kërcënim, por sidoqoftë, ata janë të përgatitur “për çdo skenar të mundshëm”. Deklarata e fundit shënon një rritje të theksuar të retorikës ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Komentet e Presidentit Trump erdhën pas një raporti mediatik të “The Washington Post” që pretendonte se Koreja e Veriut kishte prodhuar me sukses një mbushje bërthamore të mjaftueshme për t’u përshtatur brenda raketave të saj. Raporti i Washington Post, i cili citoi zyrtarët e inteligjencës amerikane, sugjeron se Koreja e Veriut po zhvillon armë bërthamore të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara me një ritëm shumë më të shpejtë se sa pritej.Së fundmi, Kombet e Bashkuara aprovuan sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, që Peniani i konsideroi si një “shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit”, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të paguanin një çmim të kripur.

Sicred