KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut feston 70-vjetorin e krijimit përmes një parade të madhe ushtarake

Koreja e Veriut feston 70-vjetorin e krijimit përmes një parade të madhe ushtarake

Koreja e Veriut shënon 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike nderkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare. Lideri verikorean, Kim Jong Un ka shikuar teksa trupat, artileria dhe tanket kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit. Kim nuk ka mbajtur fjalim para masës, ku ishin të pranishëm edhe delegacionet e larta nga shtete që janë miqësore me Veriun, përfshirë këtu Kinën dhe Rusinë. Ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar atje kreun e Parlamentit. Po ashtu, Rusia ka dërguar kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Valentina Matvijenko.

Sicred