KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut, dështon lëshimi i raketës balistike
Koreja e Veriut, dështon lëshimi i raketës balistike

Koreja e Veriut, dështon lëshimi i raketës balistike

Vetëm një ditë pas paradës ushtarake të zhvilluar si për të treguar forcën mes rritjes së tensioneve në gadishull, Koreja e Veriut ka dështuar të lëshojë një raketë balistike në brigjet lindore të saj. Shtetet e Bashkuara njoftuan se raketa balistike shpërtheu brenda pak sekondash nga lëshimi. Vetëm pak orë më herët, vendi i izoluar komunist kishte zhvilluar një paradë me ato që dukeshin të ishin raketa balistike me rreze të gjatë veprimi. Deri më tani, edhe pse kundër rezolutave të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut ka zhvilluar 5 teste bërthamore dhe një seri lëshimesh të raketave balistike. Zhvillimi më i fundit vjen në një kohë kur zv.presidenti amerikan, Mike Pence ndodhet ne kryeqytetin koreano-jugor, Seul, ku do diskutojë mënyrat më të mira për t’i dhënë zgjidhje programeve raketore dhe bërthamore të vendit komunist. Të shtunën, Koreja e Veriut shënoi 105-vjetorin e lindjes së presidentit themelues, Kim Il-sung, me një parade të madhe ushtarake në Penian, mes spekulimeve se udhëheqësi aktual suprem, Kim Jong-un mund të urdhëronte edhe një test të ri bërthamor. Ngjarja, ku përfshiheshin edhe raketa ndërkontinentale dhe balistike që lëshohen nga nëndetëset, ishte një shfaqje e qëllimshme force.

Sicred