KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Jugut do të paguajë më shumë për amerikanët
Koreja e Jugut do të paguajë më shumë për amerikanët

Koreja e Jugut do të paguajë më shumë për amerikanët

Korea e Jugut bëri këtë të dielë të ditur se kishte rënë dakord të rriste fondet që paguan për të mbajtur trupat amerikane në tokën e saj, duke i dhënë kështu zgjidhje një mosmarrëveshjeje me aleatin e saj para samitit të dytë që do të mbahet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior kim jong un. Dy vendet kanë qenë në një aleancë sigurie që nga lufta koreae e viteve 1950-53, e cila përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje. Ndërkohë, më shumë se 28 mijë trupa amerikane janë të stacionuara në Jug të angazhuara kundër cdo kërcënimi nga Peniani. Por presidenti donald Tramp në mënyrë të përsëritur është ankuar ëpr koston që vendi i tij duhet të paguajë për të mbajtur forcat amerikane në atë gadishull, ndërkohë që Uashingtoni i kishte kërkuar Seulit të dyfishonte kontributin e tij në këtë aspekt. Negociatat e mbajtura së fundmi mes dy vendeve për këtë cështje përfunduan me një marrëveshje sipas të cilës, Seuli do të paguajë 924 milionë dollarë në 2019-ën, pra 8.2 përqind më shumë se sa paguante më parë nën një pakt pesëvjecar, afati i të cilit ëprfundoi në fund të vitit të shkuar.Ministria e jashtme koreano jugurore bëri të ditur se megjithëse SHBA-të kishin kërkuar një shumë mjaft të madhe, në fund palët arritën një marrëveshje që reflekton situatën e sigurisë së gadishullit korean. – Dy vendet rishprehën rëndësinë e një aleance të fortë mes SHBA-te dhe Koresë së Jugut si dhe nevojës për një stacionim të qëndrueshëm të trupave ameriakne, – thuhet në një deklaratë të publikuar pas firmosjes së marrëveshjes përkatëse. Ndërkohë, në samitin e tyre të dytë që do të zhvillohet këtë muaj në Hanoi, presidenti amerikan dhe lideri koreano jugot pritet të diskutojnë një dejklaratë zyrtare që i jep fund luftës dhe i paraprin një traktati paqeje mes dy koreve.

Sicred