KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Jugut: Akoma asnjë përgjigje nga vendi komunist për takimin Tramp-Kim Jong Un
Tensionohen marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Koreja e Jugut: Akoma asnjë përgjigje nga vendi komunist për takimin Tramp-Kim Jong Un

Korea e Jugut është shprehur se nuk ka marrë një përgjigje nga Peniani mbi samitin mes liderit koreano verior Kim Jong-un dhe presidentit amerikan donald Tramp. Ky i fundit pranoi të premten ftesën e Koresë së Veriut për bisedime direkte. Zyrtarët e Koresë së Jugut bënë të ditur më parë se zoti Kim ishte gati të hiqte dorë nga armët bërthamore. Detajet për bisedimet e planifikuar vijojnë të jenë të paqarta, pa një marrëveshje mbi vendndodhjen apo axhendën e takimit historik. Analistët janë skeptikë mbi atë që mund të arrihet përmes bisedimeve, duke patur parasysh kompleksitetin e çështjeve për t’u biseduar. “Nuk kemi parë apo marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga regjimi koreano verior përsa i përket samitit mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve” – bëri të ditur një zëdhënës për Ministrinë koreano jugore të Bashkimit tha këtë të hënë. “Ndiej që po i afrohen kësaj çështjeje me kujdes dhe palët kanë nevojë për kohë për të organizuar qëndrimin e tyre” – tha ai. Zyrtarët koreano jugorë që folën me Trampin do të jenë në Kinë dhe Japoni për të informuar liderët e këtyre vendeve mbi bisedimet e pritshme.

Sicred