KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea Veriut liron shtetasin japonez

Korea Veriut liron shtetasin japonez

Një shtetas Japonez është dëbuar nga Korea e Veriut pasi u ndalua në fillim të këtij muaji me pretendimin se kishte thyer ligjin gjatë një vizite në vendin  komunist. Përvec këtij pretendimi, Korea e Veriut nuk ka specifikuar konkretisht se për shkeljen e cilit ligj apo përse u arrestua shtetasi japonez Tomojuki Sugimoto, të cilin vendin komunist bëri të ditur se po e lironte për arsye humanitare.

Mediat Japoneze bënë të ditur se Sugimoto mund të ishte kapur duke filmuar një objekt ushtarak. Zoti Sugimoto, besohet të jetë ndaluar ndërsa po vizitonte Nampo-n, një zonë ku ndodhet një bazë e marinës dhe një fabrikë armësh.  Turistët që vizitojnë Korenë e Veriut janë gjatë gjithë kohës nën monitorim. Vendi i izoluar ka burgosur turistë edhe më parë, ndonjëherë për arsye arbitrare, dhe i ka përdorur ata si mjete për të bërë marrëveshje me shtetet të cilëve ata i përkisnin. Mes të ndaluarve ka qenë edhe Otto Warmbier, një student amerikan i cili u arrestua për  vjedhjen në tentativë të një posteri propagande në hotelin ku rrinte. Ai u lirua për arsye humanitare, por kur mbërriti në atdhe ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe ndërroi jetë disa ditë më pas. Ndërkohë përvec kërkesave të vendeve të botës adresuar Penianit për braktisjen e programit të tij bërthamor dhe raketor, Japonia në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacione për qytetarët e saj të rrëmbyer nga Veriu. Qytetarët në fjalë janë kapur në vitet 1970 dhe 80 dhe janë detyruar të trajnojnë personelin e Koresë së Veriut për gjuhën dhe kulturën japoenze. Japonia këmbëngul që të mos lehtësohen sanksionet ndaj Koresë së Veriut deri sa kjo cështje të zgjidhet.

Sicred