KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea Veriut heq dorë nga programi bërthamor
Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen duke shkaktuar tërmet

Korea Veriut heq dorë nga programi bërthamor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka njoftuar pezullimin e të gjitha testeve raketore, si dhe mbylljen e një vendndodhjeje nga ku zhvilloheshin këto teste. “Duke nisur nga 21 prilli, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve në vendin e izoluar komunist. Diktatori Kim është shprehur se testet e mëtejshme janë të panevojshme, për shkak se kapacitetet bërthamore të Penianit janë “verifikuar” tashmë. Njoftimi surprizë vjen teksa Veriu përgatitet për bisedime historike me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara. Kim Jong-un pritet të takohet me homologun e tij koreano-jugor, Moon Jae-in, javën e ardhshme, në atë që do të shënojë takimin e parë ndërkorean pas më shumë se një dekade; ndërsa me presidentin amerikan Donald Trump ndoshta në fillim të muajit qershor. Të dyja këto vende e kanë nxitur Penianin të heqë dorë nga armët bërthamore, e sigurisht që kanë reaguar në mënyrë pozitive ndaj zhvillimit më të fundit. “Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe për mbarë botën. Një progres i rëndësishëm”, shkroi Trump në Tëitter”, menjëherë pasi mësoi lajmin.Koreja e Veriut dhe Koreja e jugut e përshëndesin këtë njoftim. Qeveria koreanojugore e vlerësoi këtë “si hap të rëndësishëm për heqjen dorë nga nuklearizimi i gadishullit korean, të cilën e dëshiron bota. Ky është edhe një lajm i mirë, “bazë mjaft pozitive” për samitin e afërt, deklaroi qeveri koreanojugore. Japonia reagon e përmbajtur. Edhe Kina e ka përshëndetur njoftimin e Koresë së Veriut. Vendimi për të ndalur „testet atomike dhe përqëndrimi tek ekonomia dhe përmirësimi i standartit të jetesës së njerëzve” është një kontribut “për çtensionimin e gjendjes në gadishullin korean”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës në Pekin.

Sicred