KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA zgjeron listën e vendeve që u ndalohet hyrja

SHBA zgjeron listën e vendeve që u ndalohet hyrja

Korea e Veriut, Venezuela dhe Çadi janë futur në listën e vendeve qytetarëve e të cilëve u ndalohet udhëtimi për në SHBA. Administrata Tramp bëri të ditur se kufizimet vijnë pas rishikimit të informacionit të marrë nga qeveri të huaja. Këto tre vende i bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë. Por Sudani, i cili ekzistonte më parë në listë, nuk është më vend qytetarëve të të cilit u kufizohet udhëtimi për në territorin amerikan. Presidenti Tramp, i cili shpalli dekretin përkatës mbrëmjen e së dielës, u shpreh se siguria e Amerikës ishte prioriteti numër një i tij. Ndalesa për hyrjen në SHBA të qytearëve të këtyre vendeve, fillimisht përfshinte gjashtë vende me popullsi shumicë muslimane. Ajo është kundërshtuar nga shumë qytetarë amerikanë, ndërkohë që i është nënshtruar një sërë sfidash ligjore. Gjykata supreme e vendit do ta shqyrtojë atë në muajin tetor. Bashkimi Amerikan i Lirive Civile është shprehur se shtimi i tre Koresë së Veriut dhe Venezuelës në listë nuk e justifikon faktin që urdhëri administrativ është akoma një ndalesë ndaj muslimanëve.

Sicred