KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut testoi një tjetër raketë balistike interkontinentale

Korea e Veriut testoi një tjetër raketë balistike interkontinentale

Korea e Veriut ka bërë të ditur se ka testuar në mënyrë të suksesshme një lloj të ri rakete balistike interkontinentale, e cila është e aftë të godasë pjesën kontinentale të shteteve të bashkuara të amerikës. Sipas televizionit shtetëror të vendit komunist, Peniani ka përmbushur tashmë misionin e tij për t’u bërë një shtet bërthamor. Raketa, e përshkruar si më e fuqishmja, u lëshua mëngjesin e së mërkurës. Ajo u rrëzua në ujërat japoneze por fluturoi më lart se cdo raketë tjetër testuar më parë nga Veriu. Sipas Penianit, raketa arriti një lartësi prej 4,475 kilometrash dhe fluturoi për 950 kilometra në 53 minuta. Sipas zyrtarëve japonezë, raketa, e hedhur në një pjerrësi të madhe, nuk fluturoi mbi Japoninë, siç është bërë në të kaluarën, por u ul rreth 250 km larg bregut të saj verior. Këshilli i sigurimit do të mblidhet më vonë në një seancë emergjence në lidhje me këtë situatë. Ndërkohë, Korea e Jugut i është përgjigjur veriut duke lëshuar një nga raketat e saj balistike. Para deklaratës së Koresë së Veriut se ajo tashmë është e aftë të godasë SHBA-të, sekrëtari amerikan i mbrojtjes Xhejms Metis tha se lëshimi i raketës ishte bërë në një lartësi më të madhe se herët e tjera, ndërsa theksoi se Korea e Veriut përbënte një kërcënim botëror. Presidenti Donald Tramp u informua në kohën kur raketa ishte akoma në ajër. Nga shtëpia e Bardhë ai tha: – Do të kujdesemi për këtë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se lëshimi i raketës ishte një shfaqje e mosrespektimit total të këndvështrimit të bashkuar të komunitetit ndërkombëtar. Kina shprehu shqetësim të madh, dhe u kërkoi të gjitha palëve të tregojnë kujdes. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, e quajti lëshimin si një akt të dhunshëm që nuk duhet toleruar. Presidenti i koresë së jugut e akuzoi Veriut për sjellje të rrezikshme dhe të pakujdesshme, por shtoi se nuk kishte zgjidhje tjetër pervec se të vijohej zbatimi i sanksioneve.

Sicred