KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut rishikon planin për goditjen e ishullit Guam

Korea e Veriut rishikon planin për goditjen e ishullit Guam

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, ka rishikuar planet e tij për goditjen me raketa të ishullit Guam, dhe ka vendosur të vëzhgojë veprimet e SHBA-ve para se të marrë një veprim në lidhje me këtë çështje. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve të vendit komunist, sipas së cilës Kim Jong-un e diskutoi planin me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe si komandanti i forcës strategjike të atij vendi, por priste urdhra pas përfundimit të përgatitjeve për goditjen e Guam. Lajmi erdhi pas paralajmërimit të fundit të bërë nga SHBA-të, ku sekretari i mbrojtjes Xhejms Metis theksoi se çdo sulm do të përshkallëzohej në luftë dhe se nëse Peniani lëshonte ndonjë raketë ndaj ishullit Guam, ushtria amerikane do ta mbronte vendin nga çdo sulm, në çdo kohë dhe në çdo cep të tij. Ky lajm gjithashtu paralajmëron një pushim mes luftës së fjalëve dhe retorikës provokuese mes dy vendeve. Ndërkohë, Presidenti Koreano jugor Muun Jae-in, i ka kërkuar SHBA-ve të mos sulmojnë gadishullin korean pa miratimin e tyre, duke theksuar se asnjë s’mund të vendosë të ndërmarrë veprim ushtarak, pa miratimin e Jugut. Ishulli Guam në Paqësor është një territor amerikan, me një popullsi prej 163 mijë banorësh. Bazat ushtarake amerikane zënë një të katërtën e sipërfaqes së këtij ishulli, dhe rreth 6 mijë persona punojnë në to. Gjatë Luftës së dytë botërore, Guam ishte një bazë strategjike për SHBA-të dhe vijon të mbetet i një rëndësie të veçantë.

Sicred