KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut mbyll zonën bërthamore në Maj
Korea e Veriut mbyll zonën bërthamore në Maj

Korea e Veriut mbyll zonën bërthamore në Maj

Vendi ku bën testimet bërthamore Koreja e Veriut do të mbyllet në maj. Lajmin e bëri të ditur Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut. Një zëdhënës tha se mbyllja do të bëhet në publik dhe do të ftohen për ta parë ekspertë nga Koreja e Jugut dhe SHBA. Zëdhënësi presidencial, tha se Kim kishte deklaruar se “do të kryente mbylljen e vendit të testimit bërthamor në maj”. Shkencëtarët kanë thënë më parë se ky vend testimi mund të ketë rënë pjesërisht në muajin shtator. Të premten, kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, ranë dakord që të punonin për të “pastruar” Gadishullin Korean nga armët bërthamore. Samiti i tyre erdhi pas muajsh retorike luftarake nga Veriu. Të shtunën, Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ka gjasa që të mbajë bisedime me udhëheqjen e Koresë së Veriut “gjatë tre ose katër javëve të ardhshme” rreth denuklearizimit të gadishullit. Koreja e Veriut deri tani nuk ka bërë komente publike për këtë çështje.

Sicred