KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut lëshon raketë balistike mbi territorin Japonez

Korea e Veriut lëshon raketë balistike mbi territorin Japonez

Korea e Veriut ka lëshuar sërish një raketë balistike mbi territorin Japonez, duke krijuar tensione të reja në rajon pas testit me bombë bërthamore që vendi komunist ndërmori më pak se dy javë më parë. Raketa arriti një lartësi prej 770 kilometrash, duke fluturuar për 3700 kilometra para se të rrëzohej në detin Hokaido. Kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh se vendi i tij nuk do ta toleronte një veprim të tillë provokues. Korea e Jugut u kundërpërgjigj pak minuta më pas duke lëshuar dy raketa balistike në det, dhe duke simuluar kështu një sulm ndaj Veriut. Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson, dënoi lëshimin, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të takohet sot në Nju Jork, me kërkesë të Amerikës dhe Japonisë. Pas paketës së fundit të sanksioneve, nuk është e qartë se çveprime mund të marrë tashmë Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, zoti Tilerson, ia faturoi barrën e përgjigjes Kinës dhe Rusisë, të cilat janë partnerët kryesorë ekonomikë të Veriut. Ata duhet të tregojnë intolerancën e tyre për këto lëshime raketash, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta, u shpreh Tilerson.

Sicred