KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut kërcënon Japoninë
Korea e Veriut, kërcënon, Japoninë

Korea e Veriut kërcënon Japoninë

Korea e Veriut kërcënoi Japoninë me shkatërrim nuklear në përgjigje të përpjekjeve të Tokios për të bindur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë dialogun dhe të ushtrojë në këmbim më shumë trysni mbi Penianin problematik. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA thotë se lidershipi i vendit iu përgjigj në këtë mënyrë fjalimit të kreut të ekzekutivit japonez Shinzo Abe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditë më parë, ku ai këmbëngulte për presion e jo negociata, i bindur se kjo është rruga për ta detyruar veriun komunist të heqë dorë nga ambicjet e veta atomike. Regjimi i Kim Jong un e akuzoi Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin korean e në mënyrë të veçantë se po lehtëson militarizimin e Japonisë. Sipas artikullit, Abe e ka bërë të qartë tashmë objektivin e vet dashakeq me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë i refuzoi sërish bisedimet me Penianin për çështjen e programit të tij bërthamor, duke sqaruar se ulja në tryezë me zyrtarët e atjeshëm do të ndodhë vetëm për të folur mbi fatin e amerikanëve të ndodhur në këtë vend.

Sicred