KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Jugut bisedime me atë të Veriut
Korea e Jugut, bisedime, me Korenë e Veriut

Korea e Jugut bisedime me atë të Veriut

Koreja e Jugut propozoi mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut, pas disa javësh të tensioneve të rritura. Nëse bisedimet mbahen, ato do të ishin të parat e nivelit të lartë qe prej vitit 2015. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Suh Choo-suk, tha se bisedimet duhet të synojnë ndalimin e “të gjitha aktiviteteve armiqësore që rrisin tensionet ushtarake në kufirin e fortifikuar midis dy Koreve”. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për kohë të gjatë, ka sinjalizuar se dëshiron angazhim më të afërt me Veriun. Në fjalimin e tij, në Berlin, Moon ka thënë se dialogu me Veriun është më i nevojshëm se kurrë, ndërsa ka bërë thirrje për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes. Phenjani ka kryer këtë muaj testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale, ndërsa ka kërcënuar fqinjët dhe SHBA-në se ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.

Sicred