KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore, “Babagjyshët” protestojnë kunër presidentes

Kore, “Babagjyshët” protestojnë kunër presidentes

Dhjetëra mijëra koreano-jugorë kanë marshuar nëpër rrugët e Seulit, të veshur si Babagjyshë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të presidentes së tyre. Protestat festive shënuan javën e nëntë të mitingjeve masive kundër Presidentes. Parlamenti ka votuar për të fajësuar zonjën Park në lidhje me një skandal korrupsioni, por vendimi duhet të konfirmohet nga gjykata kushtetuese e Koresë së Jugut. Por demonstruesit duan që gjatë kësaj kohë, ajo të japë dorëheqjen e menjëhershme. Organizatorët thonë se më shumë se 550,000 persona u bashkuan me radhët e njerëzve që marshuan drejt presidencës, zyrës së kryeministrit dhe gjykatës kushtetuese.

Sicred