KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Veriut; Ndërmerret një tjetër test rakete balistike
Kore e Veriut, Ndërmerret një tjetër test, rakete balistike

Kore e Veriut; Ndërmerret një tjetër test rakete balistike

Korea e Veriut ka ndërmarrë një tjetër test rakete balistike, vetëm pak ditë pas emërimit te një presidenti të ri në Korenë e Jugut. Zyrtarët japonezë janë shprehur se raketa, e lëshuar nga qyteti perëndimor i Kuson, arriti një lartësi prej 2 mijë kilometrash. Presidenti i sapozgjedhur i Koresë së Jugut, Muun Jae-in, I cili kërkon një angazhim më të thellë me Veriun, tha se veprimi i Koresë së Veriut përbën një provokim. Presidenti Amerikan Donald Tramp ka bërë thirrje për sanksione më të forta ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Kina po kërkon vetëpërmbajtje. Një sërë testesh raketore të ndërmarra përgjatë këtij viti, të cilat janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, kanë shkaktuar alarm ndërkombetar dhe përkeqësuar tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyra e lëshimit të raketës së fundit është ende duke u përcaktuar, por analistët kanë thënë se testimi sugjeron një rreze më të gjatë veprimi se pajisjet e testuara më parë. Ministri japonez i mbrojtjes u shpreh se ajo fluturoi për 30 minuta para se të rrëzohej në detin e Japonisë, ndërsa theksoi se mund të ishte një lloj i ri rakete.

Sicred