KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Veriut, Kim shfaqet me bashkëshorten në publik
Kore e Veriut, Kim shfaqet me bashkëshorten, në publik

Kore e Veriut, Kim shfaqet me bashkëshorten në publik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, duket se “ka lënë mënjanë” raketat, dhe ka vizituar një fabrikë kozmetike në Phenian, i shoqëruar nga gruaja e tij Ri Sol-ju dhe motra Kim Yo-jong. Mediat shtetërore publikuan fotot e vizitës së tij të dielën. Si motra ashtu edhe bashkëshortja e Kim Jong-un shihen rrallë në publik. Shfaqja e zonjushës Kim vjen pak pas promovimit të kohëve të fundit në një pozicion të fuqishëm në qeverinë e Koresë së Veriut. Mallrat e huaja luksoze, përfshirë edhe produktet kozmetike, janë të pakta në Korenë e Veriut. Gjatë viteve të fundit, shumë vende kanë ndaluar importimin e mallrave luksoze në Korenë e Veriut si rezultat i sanksioneve te OKB-se. Por Koreja e Veriut duket se ka zhvilluar industrinë e saj dhe markat vendase të kozmetikës, te cilat jane bere popullore për konsumatorët.

Sicred