KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Jugut; Presidentja para gjyqtarëve
kore e jugut, presidentja para gjyqtareve, sistemi gjyqsor, heqje imuniteti, bota, lindja e larget

Kore e Jugut; Presidentja para gjyqtarëve

Presidentja e shkarkuar e Koresë së Jugut po merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me skandalin e korrupsioni që e lëvizi nga detyra. Kur mbërriti në zyrën e prokurorit, Park u tha gazetarëve se i vinte keq për veprimin e saj. “Më vjen keq për njerëzit. Do të bashkëpunoj me besnikëri gjatë marrjes në pyetje”, tha ajo. Park u rezistoi përpjekjeve për ta pyetur gjatë kohës që ishte presidente, por ajo humbi imunitetin sapo gjyqtarët mbështetën vendimin e parlamentit për ta hetuar. Tani ajo mund të akuzohet për favorizim të njerëzve të afërt të saj për të zhvatur para nga firmat e mëdha. Mikesha e ngushtë e ish-presidentes, është akuzuar gjithashtu për ryshfet dhe korrupsion. Nderkaq mbështetësit e ish-presidentes u mblodhën jashtë shtëpisë së saj në periferi të Seulit dhe brohoritën në momentin kur ajo doli për t’u shoqëruar nga policia. Njerëzit valëvisnin flamurin koreano-jugor, simbol i lëvizjes pro-Park.

Sicred