KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Jugut; Mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale
Kore e Jugut, Mbahen zgjedhjet, zgjedhjet e parakohshme presidenciale

Kore e Jugut; Mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale

Në Korenë e Jugut u mbajtën sot zgjedhjet presidenciale të parakohshme, pasi një skandal i madh korrupsioni çoi në shkarkimin e presidentes së mëparshme Park Geun Hje. Favoritët për të marrë postin e kreut të shtetit janë Mun Xhe-in me prirje majtiste dhe An Çiol Su. Zgjedhjet mbahen në një periudhë pasigurie ekonomike dhe tensioneve të larta përballë kërcënimeve të Koresë së Veriut. Në Korenë e Jugut janë regjistruar 42 milionë e gjysmë zgjedhës, ndërsa rreth 11 milionë kanë votuar të enjten e të premten, duke përdorur të drejtën e votimit të parakohshëm. Në garë janë përfshirë 13 kandidatë. Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, i cili fillimisht u përfol si pjesëmarrës në garë, nuk e pranoi këtë propozim.

Sicred