KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, vidhet katedralja në qendër të qytetit
Korçë, vidhet katedralja në qendër të qytetit

Korçë, vidhet katedralja në qendër të qytetit

Katedralja e Korçës, një nga krenaritë e besimit ortodoks në këtë qytet, është vjedhur gjatë natës duke u gdhirë e hënë, njoftuan burime të klerit ortodoks. At Ilir Kotani, përfaqësues i Katedrales, tha se hajdutët kishin qëndruar gjatë natës në katedrale, duke hyrë aty gjatë meshës së një dite më parë. Ata kanë thyer derën e Katedrales, kanë marrë paratë e arkës, kanë dëmtuar ambjentet e brendshme dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kjo është një tjetër ngjarje e trishtë në këtë objekt kulti. Pak kohë më para në Katedralja e Korçës ra zjarr i cili shkaktoi disa dëme.