KRYEFAQJA » LAJME » Korçë: Vetëdigjet një 38-vjeçar

Korçë: Vetëdigjet një 38-vjeçar

Një 38 vjeçar nga Korca është vetëdjegur me benzinë mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 5.30 min në hyrje të një apartamenti 5 katësh në lagjen 18. Olgert Miho, i ndarë nga e fejuara rreth dy muaj më parë, sipas policisë ka shkuar në banesën e ish vjehrrës për tu sqaruar për ndarjen me vajzën e saj. Në banesë bashkë me vjehrrën ka qënë e kunata e saj dhe një fëmijë i mitur. Pas një debati të zhvilluar në sheshpushimin e katit të pestë, 38 vjeçari pasi ka lyer veten me benzinë i ka vënë flakën. Ndërkohë të dy gratë të tmerruara kanë hyrë brenda, ndërsa njëra prej tyre në tentative për të mbyllur derën e apartamentit është përfshirë nga flakët duke pësuar diegie të shumta në duar e fytyrë. Aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, ku mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 38 vjeçari ka arritur të futet në korridorin e banesës duke gjetur vdekjen si pasojë e flakëve në trup. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas hetimeve të para ngjarja lidhet me një bashkëjetesë të prishur për shkak të kushteve ekonomike. Çifti jetonte në kryeqytet deri para dy muajsh kohe kur ata janë ndarë. Sipas policisë 38 vjeçari ka akuzuar vjehrrën për prishjen e kësaj bashkëjetese, ndaj edhe për këtë arsye ka shkuar për tu sqaruar.

Sicred